10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

AMA bashkëpunon me TikTok për të ndihmuar në Raportimin e videove me përmbajtje të rrezikshme

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka nisur një bashkëpunim me platformën TikTok për të ndihmuar qytetarët në raportimin e videove që kanë përmbajtje të rrezikshme dhe të dëmshme, sidomos për fëmijët dhe adoleshentët. Përdoruesit mund të dërgojnë linkun e videove të dyshimta online në AMA, e cila ka një komision të posaçëm që i shqyrton për të verifikuar nëse ka shkelje të ligjit.

Deri tani, janë bllokuar 36 video me përmbajtje problematike. Armela Krasniqi, kryetare e AMA-s, theksoi se raportimet dërgohen përmes verifikimit dhe analizimit për të përcaktuar nëse janë në shkelje të ligjit të AMA-s. Nëse ka shkelje, raportimi i bëhet TikTok-ut për veprime të mëtejshme.

Për sa i përket videove të raportuara për piraterinë, janë raportuar 355 video, nga të cilat 308 janë hequr nga TikTok. Gjithashtu, janë mbyllur 39 profile si rezultat i raportimeve për shkelje të shumta. TikTok ka bllokuar disa llogari të përdoruesve që janë gjetur në shkelje.

Krasniqi nënvizoi se shifrat më të larta të raportimeve dhe bllokimeve janë regjistruar nga kompani që ankohen për shkelje të të drejtave të autorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...