13.5 C
Tiranë
Thursday, February 19, 2026
spot_img

Ambasadori i Rumanisë: Korridori VIII, nyjë strategjike për sigurinë dhe ekonominë rajonale

Octavian Şerban, ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, e ka përshkruar Korridorin VIII si një element kyç për sigurinë rajonale, duke theksuar rëndësinë e tij për tranzitin e shpejtë të logjistikës mbrojtëse nga Deti i Zi në Adriatik dhe anasjelltas.

Në fjalën e tij gjatë Ministerialit për Korridorin VIII, që u mbajt të mërkurën në Tiranë, Şerban vuri theksin te përdorimi i dyfishtë i këtij korridori, duke lidhur aspektet e sigurisë dhe të ekonomisë.

“Mjedisi aktual i sigurisë kërkon kapacitete ushtarake që të përgjigjen me shpejtësi, në kohën dhe vendin e duhur. Sot reagimi i shpejtë është kriter për sigurinë e përbashkët. Lëvizshmëria ushtarake nënkupton aftësinë e lëvizjes së trupave dhe mjeteve në zonën tonë të përbashkët,” tha ambasadori.

Ai shtoi se Rumania është pjesë e projekteve të lëvizshmërisë ushtarake në korridoret e Juglindjes së Europës dhe se Korridori VIII luan rol kyç në koordinimin me aleatët nga Greqia, Bullgaria dhe Turqia.

“Këto korridore nuk janë të rëndësishme vetëm nga pikëpamja ushtarake, por edhe ekonomike. Rumania mbështet zhvillimin e kësaj infrastrukture kritike, që lehtëson lëvizjen ushtarake dhe lidh më mirë Detin e Zi me Adriatikun, duke konsoliduar sigurinë rajonale,” u shpreh Şerban.

Diplomati theksoi gjithashtu rëndësinë e lidhjes me korridore të tjera ushtarake dhe nevojën për rregullore të sigurta dhe të zbatueshme, duke nënvizuar bashkëpunimin me NATO-n, Bashkimin Europian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Projektet me përdorim të dyfishtë janë me rëndësi për sigurinë rajonale dhe kërkojnë rregullore të qarta dhe të sigurta,” përfundoi ambasadori rumun.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident i rëndë në zonën e “Astirit” në Tiranë, njëri nga automjetet përmbyset

0
Një përplasje e fortë mes dy mjeteve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Astiri, pak pas mesnatës, duke shkaktuar përmbysjen...

Si të kuptoni nëse nuk po e pastroni fytyrën si duhet dhe si ta...

0
Edhe nëse mendoni se e lani rregullisht fytyrën, lëkura mund të mos pastrohet siç duhet. Ekspertët e kujdesit të lëkurës tregojnë disa shenja të...

Ministri i Maqedonisë së Veriut: Korridori VIII, motor për integrim, zhvillim dhe mjedis të...

0
TIRANË – Muhamet Hoxha, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë së Veriut, vlerësoi sot Korridorin VIII si një projekt strategjik që...

Virusët më të rrezikshëm për njerëzit: Nga të pavaksinuarit tek pandemia globale

0
Shëndeti publik është i rrezikuar nga një numër virusësh me shkallë të lartë vdekshmërie, të cilët përhapen në mënyra të ndryshme, nga kontakti me...

Korridori VIII, Delina Ibrahimaj: “Më shumë se transport, një instrument kyç për integrimin dhe...

0
TIRANË – Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e ka cilësuar sot Korridorin VIII si një projekt strategjik që shkon përtej transportit, duke...