26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ministri i Maqedonisë së Veriut: Korridori VIII, motor për integrim, zhvillim dhe mjedis të qëndrueshëm

TIRANË – Muhamet Hoxha, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë së Veriut, vlerësoi sot Korridorin VIII si një projekt strategjik që lidh Adriatikun me Detin e Zi, duke fuqizuar integrimin rajonal, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë.

Gjatë punimeve në Forumit Ekonomik të Korridorit VIII, Hoxha e përshkroi korridorin si “një arterie që bashkon ekonomitë, njerëzit dhe perspektivat e vendeve tona të rajonit”, duke theksuar se ai nuk është thjesht rrugë apo linjë hekurudhore, por një simbol i integrimit dhe bashkëpunimit rajonal.

“Zhvillimi i Korridorit VIII hap horizonte të reja për ekonominë e vendeve tona, sjell përmirësim të infrastrukturës, ulje të kostove të transportit, rritje të efikasitetit dhe konkurrencës,” tha Hoxha.

Ministri nënvizoi gjithashtu se korridori do të shtojë investimet, modernizimin e logjistikës dhe krijimin e vendeve të reja të punës, duke bërë të mundur qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe ideve midis vendeve të rajonit.

“Korridori VIII afron qytetet tona duke shkurtuar kohën, duke i bërë ato më të afërta për biznes, turizëm dhe bashkëpunim kulturor. Lëvizshmëria nuk është vetëm fizike, ajo është edhe politike, ekonomike dhe shoqërore,” theksoi Hoxha.

Ai shtoi se zhvillimi i korridorit duhet të shkojë dorë për dorë me ruajtjen e mjedisit:

“Çdo projekt infrastrukturor duhet të respektojë standardet më të larta të mbrojtjes së natyrës. Investimi në hekurudha është një hap drejt transportit më të pastër, reduktimit të emetimeve dhe planifikimit që minimizon ndikimin në biodiversitet dhe zonat e mbrojtura.”

Hoxha përfundoi duke e cilësuar Korridorin VIII si një hap konkret drejt integrimit evropian dhe drejt një rajoni më të qëndrueshëm, bashkëpunues dhe ekologjikisht të përgjegjshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...