26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Virusët më të rrezikshëm për njerëzit: Nga të pavaksinuarit tek pandemia globale

Shëndeti publik është i rrezikuar nga një numër virusësh me shkallë të lartë vdekshmërie, të cilët përhapen në mënyra të ndryshme, nga kontakti me kafshët te transmetimi nga personi në person. Ja një përmbledhje e patogjenëve më të frikshëm aktualisht të njohur:

1. Tërbimi
Shkaktohet nga virusi i transmetuar kryesisht përmes kafshimit ose pështymës së kafshëve të infektuara si qentë, dhelprat dhe lakuriqët e natës. Virusi sulmon sistemin nervor qendror, duke shkaktuar inflamacion të trurit, spazma muskulore dhe paralizë progresive. Tek të pavaksinuarit, sëmundja është pothuajse gjithmonë fatale, me një shkallë vdekshmërie afër 100%.

2. Ebola
Ka një shkallë vdekshmërie mesatare mbi 80%, me kulme deri në 90%. Transmetohet përmes kontaktit me gjakun dhe lëngjet trupore të personave ose kafshëve të infektuara. Simptomat përfshijnë ethe, të vjella, diarre, gjakderdhje dhe dështim të shumëfishtë të organeve.

3. Gripi i shpendëve (H5N1)
Prek kryesisht shpendët e egër dhe transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë ose sipërfaqeve të kontaminuara. Tek njerëzit, shkakton temperaturë të lartë, kollë dhe pneumoni të rëndë. Shkalla e vdekshmërisë mund të arrijë 60%.

4. Marburg
I transmetuar nga lakuriqët afrikanë, shkakton ethe hemorragjike akute dhe dështim të shumëfishtë të organeve, me një shkallë vdekshmërie deri në 88%. Aktualisht nuk ka trajtim specifik, por po zhvillohen vaksina.

5. Hantavirus
Përhapet nga kontakt me urinën, jashtëqitjet ose pështymën e brejtësve të infektuar. Mund të shkaktojë sindromë pulmonare ose renale. Shkalla e vdekshmërisë varion nga 1% deri mbi 50%, varësisht nga sindroma dhe zona.

6. Lija (Variola)
E zhdukur në vitin 1980 përmes vaksinimit global, por ruhet në laboratorë. Shkakton temperaturë të lartë, dhimbje dhe skuqje pustulare, me shkallë vdekshmërie deri në 30% për formën më të rëndë, Variola major.

7. Nipah
I transmetuar nga lakuriqët e natës, derrat ose frutat e kontaminuara, shkakton encefalit me konvulsione dhe komë. Shkalla e vdekshmërisë varion nga 40% deri 75%.

8. Temperatura Dengue
Shkaktohet nga pickimi i mushkonjave Aedes. Përveç etheve dhe dhimbjeve muskulore, format hemorragjike mund të jenë vdekjeprurëse në mbi 20% të rasteve pa trajtim të menjëhershëm.

9. HIV
Shkatërron sistemin imunitar duke sulmuar limfocitet T. Pa terapi antiretrovirale, mund të zhvillohet AIDS, që çon në infeksione oportuniste shpesh vdekjeprurëse.

10. SARS-CoV-2 (COVID-19)
I identifikuar në 2019 në Wuhan, transmetohet kryesisht nëpërmjet pikave dhe aerosoleve. Mund të shkaktojë pneumoni akute dhe komplikacione sistemike, sidomos te individët e dobët. Ndërsa shkalla globale e vdekshmërisë është më e ulët se viruseve të tjera, ngjitshmëria e tij ka shkaktuar miliona viktima.

11. Hendra
Transmetohet nga kuajt e infektuar, të cilët infektohen nga lakuriqët. Mund të shkaktojë encefalit dhe dështim të frymëmarrjes, me shkallë vdekshmërie rreth 60%.

Këta patogjenë tregojnë se edhe me progresin e mjekësisë, sëmundjet virale mbeten një kërcënim serioz për shëndetin global, duke nënvizuar rëndësinë e vaksinimit, masave parandaluese dhe përgjigjeve të shpejta emergjente.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...