20.4 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Ambasadori Soreca mesazh në fund të procesit të votimit: “Shqiptarët e kanë kuptuar që kjo ka qenë një ditë e rëndësishme për Shqipërinë…

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, dha një mesazh në mbyllje të procesit të votimit në Shqipëri. Duke vlerësuar procesin në të gjithë vendin, Soreca theksoi se pjesëmarrja e lartë në votime tregoi se qytetarët shqiptarë e kanë kuptuar që këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për vendin e tyre.

Duke vënë theksin te disa problematika, ambasadori i BE u shpreh se do t’i dërgojë vëzhgimet e tij OSBE/ODIHR, që nesër mund të nxjerrë raportin paraprak të zgjedhjeve. Ndërkohë, kryediplomati deklaroi se vëzhguesit e BE do të vijojnë të ndjekin deri në mëngjes edhe procesin e numërimit.

“Sot ka qenë një ditë e gjatë, sepse ka filluar në orën 07:00 në Tiranë, dhe pas gjithë asaj pune, do të përfundojë tani në Tiranë. Ne e filluam me Tiranën, pastaj shkuam në Peqin, në Elbasan, në Kavajë dhe në Durrës. Përveç disa problemeve, që janë hasur me aparatet për identifikimin elektronik, administrata ka funksionuar mirë dhe pa probleme. Skuadrat tona të BE, që po vëzhgojnë zgjedhjet, në pjesën dërrmuese të Shqipërisë, do të vëzhgojnë edhe procesin e mbylljes së qendrave të votimit dhe gjithë procesin më pas. Të gjithë informacionin që do të mbledhim, do ja kalojmë OSBE/ODIHR, që nesër rreth drekës do të bëjë vlerësimin e parë për zgjedhjet.

Sigurisht që mbyllja e votimit dhe qendrave të votimit, dërgimi i materialeve, është vetëm fillimi i fundit. Ajo që do të bëjmë ne, është se do të lejojmë komisionet e qendrave të votimit të përfundojnë gjithë procesin, për të vijuar sonte për të ndjekur numërimin deri në mëngjes, deri nesër, kur ne shpresojmë të ketë rezultat. Unë nuk do të jap një vlerësim të gjërave që kam parë, pasi do të jetë OSBE, që do të japë vlerësimin paraprak. Më lejoni të them se ajo që kam parë, ka qenë një pjesëmarrje vërtet e lartë, m’u duk personalisht se zgjedhësit shqiptarë e kanë kuptuar që kjo ka qenë një ditë e rëndësishme për Shqipërinë”, tha ambasadori Soreca.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...

“Makinën ma dha dhuratë për reklamën”/ Rezart Veleshnja merret i pandehur për mashtrim, dosja...

0
Ish-aktori i humorit në Portokalli, Rezart Veleshnja, rezulton të jetë marrë i pandehur për veprën penale të “Mashtrimit”, pas një hetimi që lidhet me...

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...