6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Ambasadorja e SHBA apel gazetarëve: “Është detyra e zyrtarëve, duan apo nuk duan ata, që t’iu përgjigjen pyetjeve”

Ambasadorja E SHBA-ve Yuri Kim ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama se do të dërgonte gazetarët në ‘shkollën e riedukimit’.

Kim ka nxitur gazetarët e rinj të diplomuar në laboratorin e gazetarisë investigative t’i drejtojnë zyrtarëve pyetje të vështira.

Ajo tha se është detyra e tyre të përgjigjen ndërsa shtoi se nëse kjo nuk ndodh kolegët e tjerë duhet të bëjnë të njëjtën pyetje derisa të marrin përgjigjen për pyetjen në fjalë.

REAGIMI I YURI KIM
Mirëmëngjes të gjithëve. Urime për arritjet tuaja në programin e Laboratorit të Gazetarisë Investiguese.

Presidenti Biden tha së fundmi në Ditën e Lirisë së Shtypit se “shtypi i lirë nuk është armiku i njerëzve. Përkundrazi, kur atë e nxit puna për të ndriçuar dhe edukuar, dhe jo për të ndjellur zemëratë apo argëtuar, shtypi është rojtari i së vërtetës”.
Shpresoj se keni mësuar se si të jeni vëzhgues më të mirë dhe shpresoj t’ju shoh në terren duke zbatuar ato që keni mësuar – duke i kërkuar llogari autoriteteve qeveritare, duke hedhur dritë mbi informacione që disa njerëz përpiqen t’i fshehin dhe duke ofruar transparencë.

Ju nxis që të vazhdoni të mësoni, por edhe të edukoni të tjerët, përfshirë edhe zyrtarët që intervistoni, mbi dy gjëra të rëndësishme: se është detyra juaj të bëni pyetje të vështira dhe se është detyra e tyre të japin përgjigje.

Është detyra juaj profesionale dhe një shërbim publik të bëni pyetje. Është detyra e zyrtarëve, duan apo nuk duan ata, që t’iu përgjigjen pyetjeve. Nëse zyrtarët nuk u përgjigjen pyetjes tuaj, përsëriteni dhe përsëriteni sërish. Kërkojuni kolegëve tuaj të bëjnë të njëjtën pyetje derisa zyrtarët, pavarësisht se kush janë ata, të përgjigjen.

 

 

Shpresoj që të vazhdoni të punoni fort për të ndriçuar, edukuar dhe për të qenë rojtarët e së vërtetës që i duhen demokracisë së Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Uji me rrush të thatë, një aleat i tretjes dhe i shëndetit të mëlçisë

0
Rrushi i thatë nuk është vetëm një ëmbëlsirë natyrale, por edhe një burim i pasur antioksidantësh dhe flavonoidesh që mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë funksionin...

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...