22 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Berisha kundër amnistisë fiskale: “Një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme për reputacionin e vendit”

Ish-kryeministri, Sali Berisha, deklaroi qëndrimin e vendosur kundër amnistisë fiskale.

Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, Berisha theksoi se amnistia bëhet me qëllim që të legalizohen paratë e drogës dhe krimit, pasi nuk ka shqiptarë të ndershëm, që qoftë edhe me dy punë të ketë bërë një pasuri prej 2 mln euro të padeklaruar.

“Paralajmëroj qeverinë se amnistia fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, për reputacionin e vendit dhe për rendin dhe sigurinë. Nëse siç shihet ka qëllim kryesor të legalizohen paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë se nuk ka shqiptarë të ndershëm i cili me punën e ndershme shtesë, qoftë edhe të paregjistruar, të mund të sigurojë 2 milionë euro kursime. Ka pra vetëm një synim që çunat të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj.

Me këtë proces, nuk ka diskutim se Edi Rama dhe grupi i tij do të kenë një taks veç asaj që kanë shpallur për shumat që do të lehgalizohen. Mbi të gjitha kjo është një shpërblim që njerëzit që merren me trafiqe nuk e meritojnë kurrë. Njerëzve të ndershëm ua u rrit taksat  23% këtyre që merren me aktivitete kriminale u thotë e keni 7 %.”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...