9.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Amnista fiskale/ Rama i përgjigjet ashpër reagimeve nga ndërkombëtarët: “Qeveritë kur angazhohen për amnisti angazhohen për nxjerrjen e parasë nga e zeza në të bardhë”

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër reagimeve nga ndërkombëtarët sa i përket propozimit të qeverisë shqiptare për të realizuar një amnisti fiskale në nivelin e 2 milionë eurove pasuri të pajustifikuara më parë nga subjektet që tashmë do t’i deklarojnë, me shtetin që përfiton një taksë me vlerë nga 7 deri në 10% të vlerës së deklaruar.

“Kemi ndjekur me shumë vëmendje të gjitha kritikat apo goditjet nën brez, në ndonjë rast edhe të porositura kundër amnistisë. I kemi analizuar. për këtë arsye unë kam ftuar këtu edhe zv/sekretaren e Këshillit të Ministrave e cila është edhe juriste, për të bërë edhe një paraqitje të shkurtër të pikërisht këtyre kritikave më thelbësore dhe të versionit tonë në raport me këto kritika.

Unë dua të them disa gjëra, që mbase edhe nuk u prekën. Së pari dua të kujtoj veçanërisht partnerëve tanë ndërkombëtarë që bota është në luftë. Shqipëria është pjesë e kësaj lufte dhe ndryshe nga shumë vende të tjera, Shqipëria ka marrë një vendim me kosto shumë të lartë, kosto e cila nëse lufta zgjat përtej një limiti të caktuar mund të bëhet tërësisht e papërballueshme. Ky vendim është që fatura e energjisë, e cila në tregun ndërkombëtar po i afrohet 500 eurove për megavat nga 50-60 që ishte para luftës, të mos reflektohet në faturën e energjisë së familjeve dhe biznesit të vogël.

Nga dalin këto para?

Ndërkohe që ne jemi shumë të vetëdijshëm që paketa jonë e parë e më të prekurve nga inflacioni nuk ka zgjidhur të gjithë hallin. Hall që vazhdon kur paketa ka përfunduar. Ideja e amnistisë është shumë e vjetër në Shqipëria jo e re, dhe asnjëherë nuk është materializuar si duhet nga një presion i caktuar i jashtëm dhe i brendshëm se ka pasur arsye që sot nuk ekzistojnë më. Asokohe kur janë bërë amnistitë e tjera Shqipëria nuk ka qenë e strukturuar siç është sot. Sot ka një sërë strukturash që me efikasitet mund të garantojnë atë që tha eksperti britanik, që prezanton një nga strukturat më të famshme në botë për luftën kundër parave të pista, implementimin. Ne se kemi menduar sot amnistinë. E kemi menduar para 9 vitesh kur erdhëm në pushtet, por ishte një ide që s’i kishte ardhur koha, siç i kishte ardhur asaj për kanabisin mjekësor. propozimin e parë e bëmë kur na ra gjëma e parë, ajo e tërmetit. Qeveritë kur angazhohen për amnistit angazhohen per thithjen e parasë dhe nxjerrën e parasë nga e zeza në të bardhë. Dhe të vish ti thuash Shqipërisë se amnistia perse është diçka e papranueshme është mungesë respekti për Shqipërinë dhe qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Dua tu them se respekti reciprok është A-ja e punës sime në funksion të drejtimit të qeverisë së Shqipërisë dhe me respekt mund të bëhet çdo kundërshti dhe të refuzohet çdo ide, por ta trajtosh Shqipërinë si një vend me bisht ndërkohë që amnistia është bërë dhe vazhdon të bëhet në mënyrë të rregullt pa asnjë polemikë në të gjitha vendet që na japin mësime, kjo nuk është asgjë e drejtë, asgjë e duhur. Kjo nuk është asgjëja që çmon respektin që gati, gati ka Shqipëria pa kushte ndaj partnerëve të saj”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT