26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kritikat e Dhomës amerikane e tregtisë/ Rama: “Çohen me flamunj të vendeve partnere dhe bëjnë fletë rrufe, mungesë respekti për dinjitetin dhe të drejtën e Shqipërisë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të bëra nga Dhoma amerikane e tregtisë, e cila bëri thirrje që qeveria t tërhiqej nga projektligji për amnistinë fiskale.

Rama u shpreh se çohen dhoma tregtie me flamuj dhe bëjnë fletë rrufe kundër nismës që sipas tij është normale për çdo vend.

“Nuk mund ta trajtoni Shqipërinë si vend me bisht kur amnistia është bërë në shumë vende të tjera. Kjo nuk është gjëja e duhur. Ne kemi bërë një punë 3-vjeçare. Tërmeti na shtyu që të themi që ta bëjmë. Argumentet që na u dhanë ishin të vlefshëm dhe prandaj ne e shtymë këtë proces.

E kemi pasur shumë më të lehtë të merrnim votat në parlament në atë kohë. Ngrehina ligjore kundër pastrimit të parave nuk ishte akoma e ngritur. Sot e kemi të ngritur të gjithën. Strukturat e reja të drejtësisë nuk ishin akoma të ngritura. Sot është ngritur.

Dhe të çohen dhoma tregtie me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë fletë rrufe për këtë iniciativë të qeverisë kjo është vetëm mungesë respekti për dinjitetin dhe të drejtën e Shqipërisë për të pasur ambicien e saj. Institucionet financiare mund të kenë kundërshtitë e tyre legjitime.

Por dhoma tregtie hajde ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri që çohet dhe thotë nuk duhet amnistia. Ma nxirr një kryetar dhomë tregtie përjashto kryetarët e kryetarëve që nuk është marrë ndonjëherë me biznes”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...