2.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Analiza e rrezikut të “pasaportave të arta”,Tabaku ” Duhet të vendoset kufizim hyrjes së kapitaleve të dyshimta në ekonominë shqiptare”

Komiteti Shqiptar i Helsinkit po prezanton sot një analizë mbi rrezikun e nismës së qeverisë për “Pasaportat e arta”.

Jorida Tabaku,në këtë takim theksoi se duhet t’i vendoset kufizim hyrjes së kapitaleve të dyshimta në ekonominë shqiptare, ndërsa si problematike e konsideroi dhe nismën për amnistinë fiskale.

“Besoj qartësisht te roli që ka shoqëria civile. A është shtetësia europiane në shitje? Nëse duam që të bëhemi vend anëtar, atëherë i takon BE që të shoh nëse do që ta shesë shtetësinë. Duhet të shikohet se çfarë sjell shitja e shtetësisë, për rrezikun nga pastrimi i parave. Kjo e pasaportave të arta është e njëjta gjë. Sot funksionon tregu, se çfarë burimi kapitali do t’i hapim rrugën. ka shumë vende, u përmend Qipro dhe Malta dhe Bullgaria, që deri në 2013 i kanë vendosur këto skema. Rasti i Maltës është përdorur nga qeveria si justifikim, ndaj duhet të presim që qeveria shqiptare të marrë një vendim. Nga të dhëna që vijnë nga Presidenca, dhënia e shtetësisë shqiptare është dyfishuar, si rasti i dyshimtë i dy investitorëve indianë. Na takon ne që t’i vendosim një kufi të qartë këtij kapitali që do të hyjë në ekonominë shqiptare. Nëse kjo ndiqet dhe me amnistinë fiskale, këto janë drejtime të rrezikshme, që lidhet dhe me stabilitetin e ekonomisë shqiptare. Ka disa raporte, komunikime me qeverinë shqiptare, lajm i mirë se është lënë pezull marrja e këtij vendimi.”, tha Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT