36 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

“Rritja e çmimeve kërcënoi stabilitetin financiar dhe monetar të vendit”, Gent Sejko publikon raportine BSH-së për 2022

Gent Sejko ka publikuar raportin e BSH-së për vitin 2022.

Sejko tha se zhvillimet gjatë vitit 2022, ishin kryesisht pozitive, por rritja e çmimeve kërcënoi stabilitetin financiar dhe monetar të vendit.

Sakaq më tej tha se lufta në Ukrainë ishte një goditje për sistemin bankar dhe të ekonomisë në vend.

Aktiviteti i Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2022 është orientuar nga përmbushja e misionit dhe detyrave tona ligjore, nga jetësimi i angazhimeve që kemi marrë në strategjinë afatmesme të zhvillimit, si dhe nga respektimi i rekomandimeve të lëna nga Kuvendi i Shqipërisë për vitin 2022.

Ekonomia shqiptare është ballafaquar me një valë goditjesh komplekse e të paprecedenta gjatë viteve të fundit. Këto goditje kanë testuar qëndrueshmërinë e ekuilibrave ekonomikë dhe financiarë të vendit, kanë ofruar sfida serioze për bizneset dhe familjet shqiptare, si dhe kanë kërkuar reagimin e shpejtë dhe të koordinuar të autoriteteve publike.

Ndonëse është ende shpejt për të bërë një bilanc përfundimtar të pasojave të luftës në Ukrainë, unë konstatoj me kënaqësi se ekonomia shqiptare ka shfaqur një rezistencë të lartë ndaj goditjeve. Kjo rezistencë është shfaqur, së pari, në ruajtjen e trendit pozitiv të rritjes ekonomike dhe, së dyti e po aq e rëndësishme, në ruajtjen e stabilitetit të përgjithshëm ekonomik e financiar të vendit. Në veçanti, rritja e shpejtë e çmimeve gjatë vitit të shkuar është vënë nën kontroll dhe inflacioni ka shfaqur një trend rënës gjatë muajve të fundit, duke lehtësuar presionet mbi buxhetet e familjeve dhe duke reduktuar pasiguritë për bizneset. Në të njëjtën kohë, sektori bankar paraqitet i shëndetshëm, treguesit e qëndrueshmërisë së borxhit të huaj e të borxhit publik kanë ardhur në përmirësim, mjedisi financiar është i qetë, dhe bilancet e bizneseve e familjeve mbeten solide.

Këto arritje nuk janë fryt i rastësisë. Ato reflektojnë, ndër të tjera, politikat e drejta dhe të koordinuara monetare, financiare e fiskale, si dhe frytet e reformave të vazhdueshme strukturore që kemi ndërmarrë në sektorin financiar. Reagimi në kohë dhe proporcional i këtyre politikave ka minimizuar pasojat imediate të goditjeve dhe ka ruajtur të paprekur potencialin prodhues të vendit. Paralelisht me to, reformat e vazhdueshme strukturore kanë rritur fleksibilitetin dhe rezistencën e ekonomisë shqiptare, duke ndihmuar stabilitetin monetar e financiar të vendit.

Në vijim të fjalës sime do të ndalem shkurtimisht tek drejtimet kryesore të punës së kryer gjatë vitit 2022 dhe rezultatet e saj. Më tej, dëshiroj të ndaj me ju një përmbledhje të shkurtër të pritjeve tona dhe të nënvizoj disa nga objektivat prioritarë të punës për vitin në vazhdim

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...