25.9 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Ancelotti shpall listën e Brazilit për kualifikueset e Botërorit, mungojnë yjet e Real Madridit dhe Neymar

Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka publikuar listën e 23 lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e radhës në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Kilit dhe Bolivisë.

Lista, e bërë publike të hënën, solli disa emra surprizë si Caio Henrique, Douglas Santos dhe Kaio Jorge, ndërkohë që bien në sy disa mungesa të bujshme. Asnjë lojtar i Real Madridit nuk është thirrur – Vinicius Jr, i pezulluar për ndeshjen e parë, dhe Rodrygo nuk figurojnë në përzgjedhje. Po ashtu, Neymar mbetet jashtë për shkak të një dëmtimi.

Në krahasim me listën e kaluar, ka nëntë ndryshime, mes tyre: Caio Henrique, Douglas Santos, Fabricio Bruno, Gabriel Magalhães, Joelinton, Lucas Paquetá, João Pedro, Kaio Jorge dhe Luiz Henrique.

Lista e plotë:
• Portierët: Alisson (Liverpool), Bento (Al-Nassr), Hugo Souza (Corinthians)
• Mbrojtësit qendrorë: Alexsandro Ribeiro (Lille), Fabrício Bruno (Cruzeiro), Gabriel Magalhães (Arsenal), Marquinhos (PSG)
• Mbrojtësit anësorë: Alex Sandro (Flamengo), Caio Henrique (Monaco), Douglas Santos (Zenit), Vanderson (Monaco), Wesley (Roma)
• Mesfushorët: Andrey Santos (Chelsea), Bruno Guimarães (Newcastle), Casemiro (Manchester United), Joelinton (Newcastle), Lucas Paquetá (West Ham)
• Sulmuesit: Estêvão (Chelsea), Gabriel Martinelli (Arsenal), João Pedro (Chelsea), Kaio Jorge (Cruzeiro), Luiz Henrique (Zenit), Matheus Cunha (Manchester United), Raphinha (Barcelona), Richarlison (Tottenham)

Brazil, tashmë i kualifikuar për Botërorin, do të përballet më 4 shtator me Kilin në “Maracanã” dhe më 9 shtator me Bolivinë në transfertë, e cila ende lufton për një vend në play-off.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...