Andrea Mano ka pranuar mandatin e deputetit dhe pritet të zëvendësojë Ervin Salianjin në Kuvend, pas dënimit të këtij të fundit me një vit burg për kallëzim të rremë në çështjen “Babale”. Mano ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Tani, pritet që KQZ të mblidhet për t’i dhënë zyrtarisht Manos mandatin e deputetit.
Mano do të hyjë në Kuvend si përfaqësues i Partisë Demokratike, pas përfundimit të procedurave ligjore. Në zgjedhjet e fundit, ai ka marrë 5465 vota, duke siguruar kështu pozicionin e tij në Kuvendin e Shqipërisë.