8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Anëtari i komisionit të prokurimeve në Spitalin e Lushnjës dërgohet në gjyq për shpërdorim detyre

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq anëtarin e komisionit që dyshohet se abuzoi me prokurimet në Spitalin e Lushnjës ‘Ihsan Çabej’. Sipas hetimeve, shtetasi me iniciale N.B., i cili ka detyrën e Përgjegjës i Teknikës dhe Hotelerisë, ka kryer procedurën e prokurimit për “Riparim shërbim ashensori” në shumën 468.000 lekë, duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe detyrën e tij funksionale si anëtar i komisionit të prokurimeve. Prokuroria e ka dërguar në gjyq për shpërdorim detyre sipas nenet 248 të Kodit Penal. Në njoftimin e policisë dhe në deklaratën e tyre, ata shprehin angazhimin për hetimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shpërdorojnë funksionin publik.

Abuzoi me prokurimet në Spitalin ‘Ihsan Çabej’, Prokuroria Fier çon në gjyq për ‘Shpërdorim Detyre’ shtetasin N.B.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dërgon në gjyq shtetasin N.B për ‘Shpërdorim Detyre’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve të procedimin penal nr.566 datë 22.09.2022, të regjistruar mbi bazën e raportit të auditit të Ministrisë së Shëndetësisë për auditimin e kryer në Spitalin “Ihsan Çabej”, Lushnjë, rezultoi se shtetasi N.B., me detyrë Përgjegjës i Teknikës dhe Hotelerisë ka kryer procedurën e prokurimit me objekt “Riparim shërbim ashensori”, në shumën 468.000 lekë.

Ky shtetas me detyrë funksionale si anëtar në komisionin e prokurimeve ka kryer i vetëm praktikën përkatëse të prokurimit, në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës. Në përfundim të hetimeve, prokuroria vlerësoi se, nga tërësia e veprimeve dhe mosveprimeve, shtetasi N.B ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me detyrën funksionale të tij dhe për këtë shkak ngriti akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar në nenet 248 i Kodit Penal dhe dërgoi për gjykim.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shpëdorojnë funksionin publik të besuar duke cënuar interesat e shtetit apo individëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...