34 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Denoncimi i Genta Vangjelit: Arbër Teqja fiton tendera për asgjësimin e mbetjeve spitalore në shumën prej 550 mijë euro

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli denoncoi një tjetër skandal në lidhje me tenderat për asgjësimin e mbetjeve spitalore. Ajo tha se këto tendera vijojnë të fitohen nga Arbër Teqja, djali i nëndrejtoreshës së QSUT-së. Vangjeli tha se ai ka fituar edhe 550 mijë euro të tjerë për 5 tendera, përfshirë QSUT-në.

Deklarata e plotë:

“Sikurse kemi denoncuar më herët, më 3 prill 2020, Edi Rama nënshkroi VKM nr.273 për miratimin e kontratës për lotin 2 me objekt “Trajtim dhe asgjësim të mbetjeve që dalin nga shërbimet ku marrin trajtim pacientët me COVID-19 për QSUT”. Palë ishin Ministria e Shëndetësisë dhe operatori ekonomik “ECO RICIKLIM”, sh.p.k me pronar të 70% të aksioneve Arbër Teqjan, i biri i nëndrejtoreshës së QSUT, Arjana Strakosha dhe djali i tezes së Amant Josifit.”Djali i tezes së Amant Josifit, Arbër Teqja, pronar në kompaninë “ECO RICIKLIM” shpk dhe MSE shpk deri 31 maj 2023, rezultoi se përfitoi 6.8 milionë euro para publike. Pas denoncimit tonë në 13 prill 2024 dhe dorëzimit në SPAK të kallëzimit penal respektiv, Arbër Teqja vazhdon i pashqetësuar të fitojë tendera publikë.

Kështu, pas kësaj date ai ka fituar edhe 550 mijë euro të tjera për 5 tendera të tjerë, përfshirë edhe QSUT ku ka nënën nëndrejtoreshë, te të gjitha procedurat është ofertuesi me ofertë më të lartë ku janë skualifikuar ofertat më të ulëta për të shpallur këtë fitues, dhe në 1 rast është ofertues i vetëm, ofertat me pak diferencë nga fondi limit, konkretisht:

1. Spitali Rajonal Elbasan, objekti: “Grumbullim, trajtim, asgjësim i mbetjeve spitalore”, vlera 352 mijë euro, diferenca me ofertën më të ulët 85 mijë euro;

2. Spitali Obsetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, objekti: “Evadim, trajtim dhe asgjësim i mbetjeve të rrezikshme spitalore”, vlera 79 mijë euro ose 96% e fondit limit, diferenca me ofertën më të ulët 14 mijë euro;

3. Spitali Obsetrik Gjinekologjik “Koço Glozheni”, objekti: “Eliminim i mbetjeve të rrezikshme spitalore”, vlera 93 mijë euro;

4. Instituti i Mjekësisë Ligjore, objekti: “Mbledhja, transporti, dhe asgjësimi i mbetjeve spitalore”, vlera e ofertës së vetme të paraqitur dhe shpallur fituese 15 mijë euro;

5. QSUT, objekti: “Asgjësim i mbetjeve citostatike dhe citotoksike në QSUT”, vlera 11.6 mijë euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...