12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Apeli i GJKKO konfirmon masat për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla, ja çfarë ndodh me 8 zyrtarët e tjerë

Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën dhe ish-zyrtarët e tjerë të cilët u arrestuan për abuzimin me tenderin 322 mln lekë. Lefter Alla kishte kërkuar masë më të butë sigurie, por gjyqtarja Saida Dollani pasi ka dëgjuar pretendimet e te gjithë të akuzuarve vendosi të lërë të pandryshuar vendimin e shkallës së parë për Allën dhe të pandehurit e tjerë. Pas vendimin avokati i ish kryebashkiakut, e cilësoi të padrejtë dhe antikushtetues qëndrimin e Gjykatës së Apelit. Ai tha se do t’i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë ndërsa theksoi se Alla ndodhet në gjendje te rëndë shëndetësore.

Në burg është lënë edhe Aqif Konesha, miku i Allës, i cili u favorizua për tenderin për rehabilitimi i ujërave të zeza të lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës. Në burg ka mbetur edhe ish-nënkryetarja e bashkisë, si edhe ish-zyrtarët e tjerë.
Bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, Lefter alla akuzohet për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri. Më 18 mars, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Bulqizës, dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...