24.9 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Apple e nxjerr në treg, ja pse nuk duhet të blini një telefon iPhone 15

Apple ka nxjerr në treg iPhone 15, iPhone 15 Plus, iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max. Histeria botërore për produktin e ri të Apple është e madhe, megjithatë ka disa arsye pse ky produkt i ri nuk duhet t’ju bëjë aq entuziast, sidomos nëse e keni një Iphone të mirë, të një gjenerate më të vjetër.

Pasi, Apple vit pas viti ka dëshmuar se risitë që sjell në seritë e Iphonëve janë minimale, pothuajse inekzistente.

Për ta thënë ndryshe, po ju sjellim disa arsye pse seria e iPhone 15 mund t’ju zhgënjejë ashtu siç ka zhgënjyer shumë përdorues në botë, të cilët nuk kanë nguruar ta shprehin në “review-t” e tyre.

Ekrani mbetet i njëjtë

Përveç Dynamic Island – prerjes elegante të ekranit të Apple – në iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus standard, të gjitha modelet e gamës së iPhone 15 pritet të kenë të njëjtin ekran si paraardhësi i tyre.

iPhone 15 standard, ka ekranin 6.1 inç Super XDR OLED të iPhone 14, i cili ofron të njëjtën rezolucion 2532 x 1170 piksel dhe një ritëm rifreskimi statik 60 Hz. IPhone 15 Pro gjithashtu pritet të ruajë Super Retinën 6.1 inç të 14 Pro. Pro Max gjithashtu duket se do të ruajë ekuivalentin 6.7 inç të paraardhësit të tij.

Për të qenë të qartë: Të gjitha këto ekrane janë vërtet të shkëlqyera, por në pjesën më të madhe ato nuk janë përmirësuar që nga linja e iPhone 13. Pra, nëse jeni një nga ata që emocionohen se do kenë një ekran iPhone më të ndritshëm ndoshta do t’ju duhet të prisni të paktën deri vitin tjetër.

Mos prisni rritje të performancës

iPhone 15, iPhone 15 Plus, iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max do të kenë procesorë shumë të shpejtë: dy telefonat e parë pritet të trashëgojnë A16 Bionic dhe dy të fundit kanë A17 Bionic. Megjithatë, përditësimet vjetore të çipave të Apple janë bërë më shumë për jetëgjatësinë, sesa për një rritje reale dhe të prekshme të performancës. Shumica e iPhone-ve të nivelit të lartë janë ende jashtëzakonisht të shpejta, të afta të manipulojnë aplikacione të panumërta në çdo kohë të caktuar, dhe iPhone 15 nuk është më i shpejtë se, të themi, iPhone 13 Pro.

Çmimi i lartë nuk justifikon cilësinë

Çmimet e gamës Iphone 15 variojnë nga 959 euro (iPhone 15 me 128 GB) deri 1.969 euro iPhone Pro Max me 1 TB, që është dhe modeli më i shtrenjtë.

Por, a ja vlen të blesh një IPhone me 128GB memorie? Në një kohë kur pretendohet që cilësia e fotove do t’i bëjë ato më të “rënda”, a do të mjaftonin 128 GB? Me shumë mundësi do të pendoheni shumë shpejt për blerjen tuaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...