24.9 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

“Skenar i koordinuar Vuçiç-Lajçak”, Kurti flet për takimin në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka foluar rreth takimit të nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Bruksel.

Ai u shpreh se ‘të enjten në Bruksel pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës” dhe se në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq u ekspozua “përballë një skenari” të emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.

“Ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës”, theksoi Kurti.

Kurti tha sot në një konferencë për media se Vuçiq dhe Lajçak ishin të koordinuar.

“Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një sklenari të cilin z. Lajçak dukej se e kishte dizejnuar kohë më parë”, tha Kurti.

Ai tregoi se e kishte prezantuar propozimin e tij për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa tha se ndaj tij Vuçiç dhe Lajçak reaguan “me të njëjtin mendim”, duke e shpërfillur.

“Presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është shumë jorealist”, tha Kurti.

Kurti tha se “ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në tërësi, ose s’mund t’i zbatojmë vetëm ato që i do Serbia”.

Kryeministri i Kosovës tha se ndërmjetësit dhe Vuçiçi u interesuan specifikisht për Asociacionin.

“Ftesa për takim e përfaqësuesit të lartë nuk kishte përcaktuar ndonjë pikë specifike të rendit të ditës. Megjithgatë, aty thuhej që qëllimi i takimit është diskutimi për planin e zbatimit të marrëveshjes bazike”, tregoi paraprakisht Kurti, duke theksuar se që në takimin e parë me ndërmjetësit iu kërkua të kalohet te Asociacioni.

“Në takimin e parë, m’u kërkua që të kalojmë menjëherë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar në nenin 7 të marrëveshjes bazike në lidhje me nenin 10. Ua bëra të qartë që një hap të tillë nuk mund ta ndërmerrnin pa u dakorduar në mënyrë të plotë për planin e zbatimit të sekuencuar”, tha Kurti, duke shtuar se “s’pati as dakordim minimal”.

“Sekuencimi duhej të bëhej në mënyrë të tillë që të ishte e pranueshme edhe për Serbinë, e cila e donte Asociacionin si prioritet dhe heqjen e neneve të njohjes ‘de facto’. Që aty ua bëra të qartë se sekuencimi nuk kërkonte një negociatë të re”, tha kryeministri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...