7.5 C
Tiranë
Tuesday, October 21, 2025
spot_img

Arbenita Ismajli reagon ashpër ndaj deklaratave të Feros: “Jam me trauma dhe ankth, më lejo të vazhdoj jetën time”

Modelja Arbenita Ismajli ka reaguar fuqishëm pas deklaratave të ish-partnerit të saj, Fero, i cili së fundmi pretendoi se pas konfliktit për kujdestarinë e vajzës së tyre, Nina, fëmija ishte kthyer te nëna dhe se marrëdhëniet mes tyre ishin të mira, duke i quajtur këto deklarata “hipokrizi”. Arbenita, e cila deri më tani kishte zgjedhur të mos komentonte publikisht akuzat e tij për rrëmbimin e vajzës dhe kërcënimet e bëra në drejtim të saj, më në fund ka thyer heshtjen.

Në reagimin e saj, ajo theksoi se vajza është nën kujdestarinë e Feros dhe se ajo mund ta takojë të bijën vetëm gjatë fundjavave. Modelja shtoi se vajza shpesh refuzon të qëndrojë me të atin, pasi është natyrshëm më e lidhur me nënën. Ajo shprehu qartë ndjenjat e saj për situatën, duke pohuar se ende përjeton trauma dhe ankth, ndërsa lufton për të fituar kujdestarinë e plotë të vajzës.

Nga dita kur mësova se do të bëhesha nënë, kam punuar pa ndalim për të mbajtur dhe kujdesur për vajzën time, si financiarisht ashtu edhe emocionalisht,” tha ajo, duke shtuar se presioni që Fero dhe familja e tij i bëjnë asaj është i vazhdueshëm. Ajo pranoi se ende ndien frikë nga ish-reperi dhe se vetëm ajo e di çfarë ka kaluar gjatë marrëdhënies së tyre.

Arbenita kundërshtoi hapur pretendimet e Feros se ajo e kishte rrëmbyer vajzën dhe kishte falsifikuar dokumente, duke shprehur zhgënjimin e saj që këto akuza u përhapën nga media pa prova konkrete. Ajo nënvizoi se gjithmonë ka vepruar në interesin më të mirë të vajzës dhe se për këtë arsye nuk është shprehur më parë.

“Mjaft me gënjeshtra dhe presione psikologjike,” shkroi Arbenita. “Më lejo të frymoj dhe të rimarr veten, të vazhdoj jetën time sepse e meritoj.” Ajo gjithashtu vuri në dukje se Fero nuk ka kontribuar as në aspektin financiar dhe as emocional për rritjen e vajzës, ndërsa ai është përqendruar vetëm në vetveten.

Arbenita përfundoi postimin e saj duke theksuar se, përkundër gjithçkaje, ajo vjen nga një familje me tradita fetare dhe me vlera të forta, dhe kërkoi që Fero të ndalojë gënjeshtrat dhe manipulimin. Ajo shprehu dëshirën për të vazhduar jetën në paqe, duke kërkuar që ish-partneri të respektojë të drejtën e saj për të jetuar pa presione dhe frikë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

49-vjeçari plagoset nga një granatë e vjetër në fshatin Gështenjas

0
Një 49-vjeçar nga fshati Gështenjas është plagosur sot gjatë punimeve në tokën e tij, pas shpërthimit të një granate të vjetër. Ngjarja ndodhi ndërsa...

E reja britanike paralizohet pas goditjes në tru dhe zgjohet nga koma Duke folur...

0
Një pushim për ditëlindje në Turqi për 28-vjeçaren britanike, Kathy Warren, u kthye në një makth shëndetësor, duke sjellë një pasojë shumë të çuditshme. Sipas...

“Gëzuar përvjetorin“, Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku konfirmojnë lidhjen e tyre

0
Influencerja Vesa Vllasaliu dhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, kanë konfirmuar publikisht romancën e tyre, pas muajsh thashethemesh në media. Ka qenë vetë Vesa...

Meksikë, të paktën 76 të vdekur dhe 27 të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet...

0
Të paktën 76 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që kanë goditur Meksikën...

Trump paralajmëron Hamasin: “Do të zhduket nëse nuk respekton armëpushimin”

0
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar një paralajmërim të fortë ndaj grupit Hamas, duke theksuar se do të shkatërrohet nëse nuk i përmbahet...