13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Arbër Çepani: Humbja e kunatit tim, Gerti, ishte një dhimbje e papërshkrueshme

Mbrëmjen e djeshme, Arbër Çepani ishte i ftuar në një emision televiziv për të folur për një ngjarje të dhimbshme, të cilën askush nuk do të dëshironte ta përjetonte. Ai ndau me publikun lajmin e ndarjes nga jeta të kunatit të tij, Gerti, i cili ndërroi jetë krejt papritur pas një arresti kardiak në moshën 44-vjeçare. Çepani tregoi se Gerti nuk ishte vetëm kunati i tij, por edhe shoku më i mirë. Ai theksoi se motra e tij dhe Gerti u njohën që në rini dhe ishin një nga çiftet më të dashuruara që kishte parë ndonjëherë, gjithmonë të gatshëm për të sakrifikuar për njëri-tjetrin.

Nuk kam parë kurrë dy njerëz që duhen aq shumë,” tha Çepani. “Ishin gati të bënin gjithçka për njëri-tjetrin. Një nga momentet më të bukura me Gertin ishte kur luanim letra – ai gjithmonë donte të fitonte. Gerti ishte ai që na mblidhte të gjithëve. Në këtë vrull të kohës, Gerti ishte figura që na bashkonte,” shtoi ai.

Çepani shprehu keqardhje për faktin se Gerti, ndonëse i përkushtuar në aktivitetet e tij, nuk u vlerësua siç e meritonte, veçanërisht në aspektin politik. “Më vjen keq që në politikë dhe politikanët… nuk ia kanë vlerësuar atë për të cilën Gerti luftonte. Ne nuk e merrnim seriozisht, dhe sot po shohim çfarë impakti ka pasur. Mirësia dhe angazhimi i tij, përtej idiotësive të momentit në politikë, treguan se qytetarët e kanë vlerësuar atë si një njeri me vlera të larta,” theksoi Çepani.

Ai e përshkroi Gertin si një person që, edhe në ditën më të trishtë të jetës së tij, arriti të bëjë një “revolucion të mirësisë”. “Shqipëria nuk i përket vetëm atyre që bërtasin, por atyre që kanë vlera dhe mirësinë për t’i marrë gjërat me seriozitet. Gerti ishte një prej këtyre njerëzve,” tha ai me lot në sy.

Në përfundim, Çepani premtoi se do të vazhdojë të jetë aty për fëmijët e Gertit dhe motrës së tij, duke thënë se do të jetë si baba për ta. “Nëse deri dje isha daja për dy fëmijët e tyre, tani do jem dhe si baba. Ia kam premtuar Gertit deri në frymën e fundit,” përfundoi ai, mes lotëve dhe emocionit të thellë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...