13.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Arbitri i Ligës së Parë arrestohet për vrasjen e ish-të dashurës në një kafene në Mostar – Dyshohet se krimi ishte i parapërgatitur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Mostarit, ku arbitri i Ligës së Parë të Futbollit në Bosnjë-Hercegovinë, Anis Kalajdžić, është arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Aldina Jahić, 32 vjeç.

Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi teksa Jahić po shkonte drejt palestrës. Kalajdžić dyshohet se i kishte dalë në pritë. E trembur, ajo u fut në një kafene për t’u strehuar dhe arriti të telefononte policinë, por para se forcat të mbërrinin, ai hyri brenda, e kapi dhe e ekzekutoi me një të shtënë, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas krimit, arbitri tentoi të vetëvritej, por arma u bllokua. Policia e neutralizoi dhe e arrestoi pak minuta më vonë.

Kalajdžić, i njohur si djali i ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të njohur Avdo Kalajdžić, kishte blerë dhe regjistruar pistoletën vetëm një muaj më parë, duke pretenduar se ishte kërcënuar për shkak të profesionit të tij si arbitër. Hetuesit dyshojnë se krimi ka qenë i parapërgatitur dhe me motive xhelozie pas ndarjes së çiftit.

Aldina Jahić, me origjinë nga Kalesija, jetonte në Mostar prej disa kohësh për arsye pune. Raportohet se kishte marrë kërcënime nga ish-partneri, të cilat nuk i kishte denoncuar. Ajo punonte si drejtore projektesh dhe eventesh pranë Atlas Society International.

Deputeti boshnjak Admir Čavalić, i cili e njihte viktimën, e përshkroi Jahić si një profesioniste të aftë, të përkushtuar dhe “një grua të fortë”, duke theksuar se humbja e saj ka prekur thellë komunitetin.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje tronditëse, që ka hapur edhe një herë debatin mbi dhunën ndaj grave dhe masat e dobëta mbrojtëse në Bosnjë-Hercegovinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...