13.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës, pritet largimi i civilëve përmes korridoreve humanitare

Ushtria ukrainase ka rënë dakord për një armëpushim 12-orësh me Rusinë të mërkurën për të lejuar civilët të arratisen përmes korridoreve humanitare, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Vereshchuk shtoi se kryeministri Denys Shmygal do të bisedojë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të mërkurën rreth rrugëve të propozuara për armëpushimin, i cili zgjat nga ora 9 e mëngjesit deri në 21:00 sipas kohës lokale.

“I bëj thirrje Federatës Ruse: ju keni bërë një angazhim zyrtar publik”, tha ajo.

Vereshchuk tha se armëpushimi do të lejonte civilët të arratiseshin përmes “korridoreve të gjelbërta” në zonat e mëposhtme:

Energodar-Zaporizhia
Sumy-Poltava
Mariupol-Zaporizhia
Volnovakha-Pokrovsk
Izium-Lozova
Vorzel, Bucha, Irpin, Borodyanka, Gostomel-Kiev

Vereshchuk theksoi dy rrugë në veçanti – evakuimin e civilëve nga qyteti port i Mariupol dhe qyteti lindor i Volnovakha, të cilat të dyja janë rrethuar nga forcat ruse për disa ditë.

“Banorët e Volnovakha-s kthehen nga unë dhe më kërkojnë që të përmbush premtimin e Federatës Ruse sot, njerëzit duhet të jenë në gjendje të largohen nga vendet ku tani fshihen nga breshëri i GRAD-ve [raketave] dhe zjarri shkatërrues që është duke i vrarë”, tha ajo.

Vereshchuk tha se do të ketë gjithashtu një operacion special për evakuimin e një jetimoreje pranë Kievit, në periferi të Vorzel. Ajo tha se atje ishin 55 fëmijë dhe 26 anëtarë të stafit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...