22.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Armie Hammer rikthehet në kinematografi pas akuzave për kanibalizëm

 

Aktori Armie Hammer po bën një rikthim në industrinë e filmit pas një periudhe të vështirë në karrierë, e cila u ndërpre për shkak të akuzave për sjellje të pahijshme dhe mesazhe të dyshuara me përmbajtje kanibalistike. Sipas Variety, Hammer ka marrë rolin kryesor në filmin “The Dark Knight”, i cili do të drejtohet nga regjisori gjerman Uwe Boll. Xhirimet pritet të fillojnë më 27 janar në Kroaci.

Ky projekt shënon hapin e parë të madh për Hammer pas skandaleve që shpërthyen në vitin 2021. Përveç “The Dark Knight”, aktori do të luajë edhe në një tjetër film vestern të titulluar “Frontier Crucible”, me regji të Travis Mills.

Pas një hetimi të gjatë, prokurorët në Los Angeles, në vitin 2023, vendosën të mos ngrinin akuza kundër aktorit, duke deklaruar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzat.

Armie Hammer, i njohur për rolet e tij në filma të suksesshëm si “Call Me by Your Name”, “The Lone Ranger” dhe “The Man from UNCLE”, në një intervistë të fundit foli hapur për periudhën e vështirë që kaloi. Ai rrëfeu se kishte arritur një pikë të errët në jetën e tij ku kishte menduar për vetëvrasje, por kishte zgjedhur të luftonte për hir të fëmijëve të tij.

Rikthimi i Hammer në ekranin e madh shihet si një përpjekje për të rindërtuar karrierën dhe imazhin e tij publik pas një periudhe të ngarkuar me polemika dhe vëmendje mediatike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...