Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan mbrëmë dashurinë e tyre në martesë. Mirëpo një vëmendje të madhe mori pikërisht fustani i nusërisë por edhe performancat që u dhuruan në dasmë.
Armina mori një vëmendje super të madhe teksa kërcente vallen e Tropojës, të cilën në fakt e qau.
Ajo u vesh me kostum popullor dhe kërceu tamam si një profesioniste.
Ndërkohë, Mimoza Mevlani, mamaja e Arminës ka dhuruar një spektakël të vërtetë. Ajo ka marrë mikrofonin e ka dhuruar një performancë mjaft të bukur.
Edhe Liri Berisha kërceu nën ritmet e këngës popullore. I ftuar ishte edhe këngëtari Flori Mumajesi i cili tha ndër të tjera se Shkëlzeni i thërret Arminës ‘topoxhixho”.