10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Arratisja e Daut Lazes nga Burgu i Shënkollit: Fillon kontrolli në xhami

Një javë pas arratisjes së Daut Lazes nga burgu i Shënkollit në Lezhë, policia e shtetit ende nuk ka mundur të identifikojë vendndodhjen e tij. Deri tani janë realizuar disa kontrollime në ambiente të ndryshme, përfshirë banesa dhe xhami, por pa gjetur prova të mjaftueshme për të ndjekur gjurmët e tij.

Një tjetër drejtim ku janë orientuar hetimet janë personat që kanë pasur kontakt me Lazën, si ato që e kanë takuar në burg apo kanë komunikuar me të. Burimet konfirmojnë se një ditë para arratisjes, Laze ka përdorur një kabinë telefonike për të biseduar me një person, i cili është verifikuar nga policia, por ende pa rezultate konkrete.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, është vërtetuar se Daut Laze ka lënë spitalin e burgut dhe është arratisur përmes një dere të vendosur në mur, duke kaluar telat me gjemba. Nga kontrolli i dhomës së tij, janë gjetur disa libra të munguar, të cilat dyshohet se janë marrë me vete gjatë arratisjes.

Policia po vazhdon përpjekjet për gjetjen e Lazes dhe hetimet janë në zhvillim e sipër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...