11.5 C
Tiranë
Sunday, March 16, 2025
spot_img

Arratisja nga burgu e Daut Lazes, arrestohen 3 efektivë për shpërdorim detyre

Arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit ka sjellë pasoja të rënda për tre efektivët që ndodheshin në detyrë në momentin e ngjarjes.

Sipas burimeve zyrtare, rojet e burgut Gjin Ndoka, Tonin Nikolli dhe Zhaneta Mella janë vënë në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me largimin e të dënuarit.

Si ndodhi arratisja?

Daut Laze, 49 vjeç, me origjinë nga Çorovoda dhe banim në Tiranë, ndodhej i shtruar në dhomën e mjekimeve të burgut të Shënkollit. Në orët e para të mëngjesit të së martës, ai arriti të largohej duke kapërcyer murin e institucionit të sigurisë. Mungesa e tij u konstatua gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit.

Kush është Daut Laze?

Laze u arrestua më 16 nëntor 2021 për dhunë në familje, bazuar në një denoncim që nëna e tij mohon të ketë bërë. Më 4 nëntor 2023, Gjykata e Tiranës vendosi për të “mjekim të detyruar në një institucion spitalor”, dënim që po e vuante në burgun e Shënkollit, pas mbylljes së institucionit të Zaharisë, ku mbaheshin të dënuarit me probleme të shëndetit mendor.

Policia në kërkim të Lazes

Policia e konsideron një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ka bërë thirrje për ndihmën e qytetarëve. Autoritetet u kërkojnë të gjithë atyre që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e tij të lajmërojnë menjëherë forcat e rendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT