Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar dje përpara Bashkisë Tiranë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, janë ndërmarrë veprime hetimore dhe procedurale nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi Bledar Krasniqi, 39 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për veprat penale:
– “Prishja e qetësisë publike”
– “Goditjet për shkak të detyrës”
– “Shkatërrimi i pronës me zjarr”
– “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”
– “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”
Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:
– E. P., 24 vjeç
– D. P., 62 vjeç
– R. D., 20 vjeç
– I. T., 49 vjeç
– K. K., 43 vjeç
– P. O., 66 vjeç
Ata akuzohen për veprat penale:
– “Prishja e qetësisë publike”
– “Shkatërrimi i pronës”
– “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”
Materialet për këto raste i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.