25.2 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Pas përfundimit të “Big Brother VIP 3”, Heidi dhe Romeo shijojnë suksesin dhe planifikojnë të ardhmen në ekran

Pas mbarimit të “Big Brother VIP 3”, Heidi dhe Romeo kanë qenë në qendër të vëmendjes së publikut dhe medias. Çifti ka shijuar ditët e para pas spektaklit duke “arratisur” për një fundjavë në jug. Përveç pushimeve, ata kanë shprehur ambiciet e tyre për të ardhmen në televizion. Heidi ka ndarë në intervistat e saj që po mendon seriozisht për një rikthim përfundimtar në Shqipëri, ku dëshiron të jetë prezente në ekran.

Pas përfundimit të spektaklit, Heidi ka kaluar kohë në Itali, siç e tregon një postim i saj në rrjetet sociale me mbishkrimin “Pak nga Italia ime”. Ndonëse ka marrë oferta të shumta mediatike, Heidi ka vendosur t’i refuzojë ato për momentin. Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, ajo mori një ofertë nga Edi Manushi për t’u bërë pjesë e “Procesit Sportiv” në “Top Channel”, por duket se nuk është ende gati për të dalë në ekran si moderatore.

Burime për “Vip Magazine” tregojnë se Heidi dhe Romeo po bashkëjetojnë në një apartament në Tiranë dhe po planifikojnë pushimet e tyre verore. Pas spektaklit, ata kanë preferuar të qëndrojnë larg syrit të publikut dhe angazhimeve në media, duke kaluar kohë së bashku dhe me familjet e tyre. Pjesëmarrja e tyre në koncertin e Alban Skënderajt tërhoqi vëmendjen e fansave, të cilët panë çiftin duke kërcyer dhe kënduar së bashku.

Historia e dashurisë së Romeos dhe Heidit nisi në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku ata krijuan një romancë që vazhdon edhe pas spektaklit. Edhe pse në rrjet u aludua se ata do të ndahen pas mbarimit të spektaklit, çifti kanë treguar se po e shijojnë dashurinë e tyre.

Në një intervistë të fundit, Heidi foli për projektet e saj të ardhshme, duke përmendur se mendon për një karrierë në televizion. Ajo shprehu dëshirën për të marrë pak kohë pushim gjatë verës për të kuptuar se si do të vazhdojnë gjërat në Itali dhe Shqipëri. Heidi përmendi se është një person që përshtatet lehtësisht dhe se do të ishte interesante për të të bëhej moderatore.

Ndërkohë që Heidi dhe Romeo përgatiten për pushimet e tyre, duket se çifti është edhe në bisedime për kontrata të reja televizive, ku kryefjala është Heidi. Romeo do të ketë një sezon të ngjeshur veror me koncerte, ku Heidi e shoqëron dhe shijon atmosferën, si dhe dedikimet romantike nga partneri i saj.

Romeo ka performuar së fundmi në një nga lokalet e Tiranës me mikun e tij, këngëtarin Elgit Doda, ku u shoqërua nga Heidi. Gjatë performancës, Romeo i dedikoi këngën Heidit, një moment i cili u ndarë nga vetë ajo në rrjetet sociale me fjalët “Çfarë zemre Romeo Veshaj”. Ndërkohë që pas daljes së tyre nga “Big Brother VIP” u përfol për ndarje, çifti i ka hedhur poshtë këto zëra duke ndarë me ndjekësit në “Instagram” foto nga pushimet e tyre së bashku, ku duken mjaft të lumtur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...