31.8 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Arrestimi i juristit të Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho, Policia jep detajet e operacionit “Mbikalimi”

Policia e Shtetit jep detaje për arrestimin e juristit të Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho si dhe shtetasve Ilias Fisheku dhe Giraon Aliko, që akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.

Tre të arrestuarit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kanë aplikuar dhe regjistruar me dokumente të falsifikuara në hipotekën e Durrësit, një pasuri të paluajtshme 2000 m2 tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtesë, në zonën bregdetare në fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.

Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbikalimi”.
Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale ne fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit.
Operacioni nga Drejtoria për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Falsifikuan dokumentet për të përfituar certifikatën e pronësisë për dy sipërfaqe trualli dhe ndërtimi, vihen në pranga 3 shtetas, ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për 1 shtetas tjetër.
Në vijim të operacioneve policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, Drejtoria për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si rezultat i hetimeve 6-mujore, realizoi dhe finalizoi, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë e Policisë të qarkut Durrës, operacionin policor të koduar “Mbikalimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi me vendim të Gjykatës Durrës, i shtetaseve:
I. F., 62 vjeç, banues në Fier, G. A., 36 vjeç, banues në Plepa Durrës dhe M. Z., 43 vjeç, ish-jurist në zyrat e Kadastrës Durrës.
Gjithashtu u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arresti në shtëpi” për shtetasin R. H.
Të lartpërmendurit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë aplikuar dhe regjistruar me dokumente të falsifikuara në hipotekën e Durrësit, një pasuri të paluajtshme 2000 m2 tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtesë, në zonën bregdetare në fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.
Pasuria është regjistruar në kadastër me dokumente të falsifikuara, në emër të shtetasve E. A dhe R. H.
Për regjistrimin e kësaj pasurie në zonën bregdetare Durrës janë hartuar me fotoshop, përdorur dhe depozituar dokumente të falsifikuara të leje së legalizimit për objektin me një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të kryera në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...