31.8 C
Tiranë
Friday, July 3, 2026

Arrestohen dy persona në Cërrik /Ju gjendet arsenal armësh, euro, paund dhe drogë

Aqif Bezati dhe Veli Deliu janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi brenda banesës së tyre u gjetën arsenal armësh dhe disa granata. Gjatë kontrolleve, u gjetën gjithashtu edhe shuma të mëdha monetare, në lekë, euro dhe paund.

Nga hetimet e kryera, Aqif Bezati merrej me veprimtarinë e kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Njoftimi i Plotë:

Cërrik, Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dëshiran”, i zhvilluar nga strukturat hetimore dhe Forca e Posaçme “Shqiponjat”, të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gyqësor Elbasan.

Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, shuma të konsiderueshme parash, të valutave të ndryshme, lëndë narkotike kanabis dhe opium.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, si dhe mbështetur në inteligjencën operative, shërbimet e Policisë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dëshiran”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. B., 60 vjeç dhe V. D., 54 vjeç, të dy banues në fshatin Deshiran, Belsh.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B. janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë pistoletë dhe kallashnikovi, 5 krehra fishekësh, 3.6 kilogramë kanabis, 75 bimë të thata të dyshuara opium.
Gjithashtu, në banesën e shtetasit A. B. janë gjetur dhe sekuestruar edhe 3.760.000 lekë të rinj, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve.

Në vijim, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V. D., i cili ka lidhje shoqërore me shtetasin A. B. Në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 55 fishekë arme gjahu, të cilat shtetasi V. D. i mbante pa leje.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. B. ushtronte veprimtari kriminale në fushën e kultvimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në ngarkim të shtetasit A. B., si dhe për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit V. D.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”/ Bedri Hamza zbulon mesazhin që i përcolli...

0
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë,...

16 shtatori vendimtar për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin! Haga cakton datën e shpalljes...

0
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar datën e shpalljes së aktgjykimit për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi,...

“Ronaldo nuk dorëzohet!”/ Portugalia përmbys Kroacinë dhe siguron biletën për në 1/8-at e Botërorit

0
Portugalia ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me përmbysje 2-1 Kroacinë në sfidën e zhvilluar në...

Tragjedi në Vlorë/ 23-vjeçarja dyshohet se humbi jetën pasi konsumoi fotoksinë, prek me fjalët...

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Xhyherinë, në Vlorë, ku një 23-vjeçare, e identifikuar si Ola Metani, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë...

‘Më dhunuan sapo dola nga banesa’/ Sulmohet analisti Ilir Demaliaj, policia shpall në kërkim...

0
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar nga dy persona në afërsi të banesës së tij, në një ngjarje që ka shkaktuar reagime. Nga pamjet e publikuara,...