10.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

Arrestohen dy shqiptarë në Bergamo, akuzohen për çmontim makinash luksoze

Dy shtetas shqiptarë, 37 dhe 33 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët në Bergamo, pasi u kapën në flagrancë duke çmontuar automjete të markave luksoze të parkuara në rrugë.

Sipas autoriteteve, dy të dyshuarit vepronin gjatë natës, duke përzgjedhur me kujdes automjetet që shënjestronin. Ata akuzohen për çmontim dhe vjedhje pjesësh nga makina në Bergamo dhe në disa zona të provincës.

Nga rindërtimi paraprak i ngjarjes rezulton se fillimisht ata kanë vjedhur një Fiat 500L të parkuar në qytet, të cilin e përdorën për të lëvizur drejt Treviolos. Atje, sipas hetimeve, çmontuan timonin, parakolpin, kapakun e motorit dhe dritat e përparme të një Mercedes-Benz GLC.

Më pas, dyshohet se janë zhvendosur në Curno, ku kanë marrë pjesë të ngjashme nga një Audi Q8, si dhe dy sedilje fëmijësh.

Të dy personat, të cilët rezultojnë të njohur për forcat e rendit, u dërguan në burg dhe u akuzuan menjëherë për tre episode grabitjeje.

Automjeti i vjedhur dhe sendet e tjera të marra nga makinat luksoze u sekuestruan nga karabinierët dhe iu kthyen pronarëve përkatës. Hetimet vijojnë për të verifikuar nëse dyshja mund të jetë e përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme në zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shkodër, plagosje e dyfishtë me thikë mes adoleshentësh pranë shatërvanit

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Shkodrës, pranë shatërvanit, ku dy të rinj janë plagosur me thikë gjatë...

Vlorë, humbi jetën 63-vjeçari pas një sherri – Policia identifikon dy autorët

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku 63-vjeçari Ismail Aliaj humbi jetën pas një sherri. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Aliaj...

Shtatë punonjës policie në Peqin pezullohen pas zbulimit të depos me kanabis në emër...

0
Shtatë punonjës të Komisariatit të Policisë Peqin janë pezulluar nga detyra pas zbulimit të një depoje të mbushur me kanabis, që rezultoi të ishte...

“Është fatkeqësi që je shqiptar”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Mateos në Big...

0
Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” po intensifikohen deri në momentet e fundit të reality show-t. Sot, Rogerti dhe Mateo patën një...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve: Gazoili 224 lekë/litri, benzina 181...

0
Në mbledhjen e datës 3 prill 2026, Bordi i Transparencës vendosi çmimet e reja të shitjes për nënproduktet e naftës. Sipas vendimit, çmimi i...