26.9 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Proteinat bimore, çelësi i fshehtë për një jetë më të gjatë dhe zemër më të shëndetshme

Rritja e konsumit të proteinave me origjinë bimore mund të ulë ndjeshëm rrezikun për vdekje të parakohshme dhe sëmundje kronike, sugjeron një analizë e gjerë e realizuar nga studiues amerikanë dhe iranianë.

Hulumtimi përfshiu 32 studime afatgjata me mbi 715 mijë persona të rritur, të ndjekur deri në 32 vjet. Sipas rezultateve, një rritje prej vetëm 3% në marrjen ditore të proteinave bimore lidhet me rreth 5% ulje të rrezikut për vdekje të hershme.

Ekspertët theksojnë se ndryshimi është i arritshëm në praktikë. Në një dietë me rreth 2.500 kalori në ditë, zëvendësimi i afërsisht 75 kalorive nga burime të tjera me arra ose bishtajore mund të sjellë përfitime të matshme për shëndetin.

Sëmundjet e zemrës dhe kanceri mbeten ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë në nivel global. Sipas autorëve të analizës, zëvendësimi gradual i një pjese të proteinave shtazore me alternativa bimore mund të ndikojë pozitivisht në uljen e rrezikut për këto patologji.

Nutricionistja Viki Retelny thekson se nuk ekziston një dietë e vetme ideale, por një regjim i balancuar që përfshin të gjithë makronutrientët është thelbësor për forcimin e sistemit mbrojtës të organizmit dhe ruajtjen e shëndetit në afatgjatë.

Proteinat shtazore gjenden kryesisht në mish, peshk, vezë dhe produkte qumështi, ndërsa burimet bimore përfshijnë bishtajoret, arrat, farat dhe produktet e sojës. Këto të fundit përmbajnë gjithashtu fibra dhe antioksidantë, elementë që lidhen me mbrojtjen ndaj sëmundjeve kronike.

Ekspertët rekomandojnë hapa të thjeshtë, si praktikimi i një dite pa mish në javë apo zëvendësimi gradual i disa vakteve me alternativa bimore. Sipas tyre, konsumimi i rregullt i 5–7 porcioneve proteinash bimore në javë mund të kontribuojë në uljen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe në rritjen e jetëgjatësisë.

Në përfundim, evidencat shkencore sugjerojnë se përmirësimi i cilësisë së proteinave në dietë – më shumë nga bimët dhe më pak nga burimet shtazore – mund të jetë një ndër strategjitë më të thjeshta për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...