16.5 C
Tiranë
Monday, March 30, 2026
spot_img

Arrestohen katër shqiptarë në Greqi, dyshohen si vrasës me pagesë—zbulohet arsenal armësh në Gjirokastër

Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet greke, ka finalizuar arrestimin e katër shtetasve shqiptarë të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që kryente vrasje me pagesë në territorin grek.

Të arrestuarit janë identifikuar si:
• Dhimitër Meci, 45 vjeç
• Andrea Brokeri, 32 vjeç
• Fatjon Prendi, 39 vjeç
• Petro Theohari, 31 vjeç

Sipas hetimeve, grupi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një sërë aktivitetesh kriminale dhe ka operuar si një celulë e strukturuar për kryerjen e vrasjeve me kontratë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e 45-vjeçarit Dhimitër Meci në Gjirokastër, policia shqiptare ka sekuestruar një arsenal të plotë armësh. Në banesë u gjetën:
• 2 kallashnikovë,
• 1 armë zjarri automatike,
• 200 fishekë kallashnikovi,
• një sasi e konsiderueshme fishekësh pistolete,
• 5 krehra armësh.

Autoritetet e të dy vendeve po vijojnë hetimet për të zbardhur aktivitetin e plotë të grupit, lidhjet e mundshme me ngjarje kriminale në Greqi dhe Shqipëri, si dhe për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“S’ka sens të jem”/ Loredana flet për Jozin: Nuk shkoj në ditëlindjet e ish-ave

0
E ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, përballë moderatores Kiara Tito, Loredana ka ndarë detaje të reja nga jeta e saj pas përfundimit...

“Aeroporti i Vlorës në ngërç”/ Përplasje aksionerësh, proceset gjyqësore mbajnë pezull një investim strategjik

0
Projekti i Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është përfshirë prej muajsh në një konflikt të fortë ligjor mes aksionerëve kryesorë, duke krijuar pasiguri mbi të...

Zgjedhjet në Partinë Demokratike Elbasan/ Alis Narazani shpallet fitues me 477 vota

0
Ka përfunduar procesi zgjedhor për kreun e degës së Partia Demokratike në Elbasan, ku fitues është shpallur Alis Narazani me 477 vota. Narazani, një figurë...

“Lëkundje në qendër të vendit”/ Tërmeti 3.8 ballë trondit zonën mes Lushnjës dhe Elbasanit,...

0
Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme në zonën qendrore të...

“Pata një lidhje jashtëmartesore, po më kërcënojnë” – Endri Meksi me akuza të forta...

0
Pronari i MCN TV, Endri Meksi, ka bërë një dalje publike me deklarata të forta, ku përveç pranimit të një marrëdhënieje jashtëmartesore, ka denoncuar...