24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Lushnja qelbet, po na helmoni qytetin” – Saimir Korreshi shpërthen në Kuvend për ndotjen: “Zgjidheni, është turp!”

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur me tone të forta shqetësimin për nivelin alarmant të ndotjes në qytetin e Lushnjës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi u shpreh se situata është përkeqësuar ndjeshëm dhe sipas tij autoritetet nuk po bëjnë asnjë investim serioz për ta zgjidhur problemin.

“Lushnja qelbet. Kam thënë era p*rdhë. Kam dalë nga etika, por kjo është e vërteta. Po na helmoni,” deklaroi ai, duke theksuar se qytetarët nuk hapin dot dritaret për shkak të aromave të rënda që vijnë nga depozitat dhe zonat industriale.

Korreshi u shpreh se në Lushnjë “një dynja njerëzish” po vuajnë nga ndotja dhe akuzoi se investimet mungojnë prej vitesh:
“Janë dy gryka që funksionojnë atje, gjithë qyteti s’mund t’i hapë dritaret. Nuk jemi kundër bizneseve, por jo nën kurriz të qytetarëve,” tha ai.

Deputeti akuzoi drejtpërdrejt deputetët e PS-së dhe strukturat qeveritare për neglizhencë:
“Janë katër deputetë nga PS-ja, ministri i pestë, dhe nuk keni çuar asnjë lek. Depozitat qelben, del ujë sterrë i zi. Ikni rregulloni tymin se është turp,” përfundoi Korreshi.

Deklaratat e tij ndezën debat në sallë, duke rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e ndotjes së rëndë në Lushnjë, një problem që qytetarët e kanë denoncuar prej kohësh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...