Policia në Serbia ka arrestuar katër shtetas të Republikës së Shqipërisë, pasi dyshohet se kanë shpalosur bluza me motive kombëtare në territorin serb.
Sipas mediave serbe, të arrestuarit janë identifikuar me inicialet A.S. (1989), E.V. (1984), E.G. (1978) dhe A.C. (2005). Ata akuzohen për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

Raportimet bëjnë me dije se një prej tyre, A.S., kishte publikuar në rrjetin social Facebook një video, ku shfaqej në një automjet tip “Audi”, së bashku me personat e tjerë, duke udhëtuar në autostradë përmes Serbisë dhe duke ekspozuar simbole të ashtuquajtura të “Shqipërisë Etnike”.
Autoritetet serbe kanë urdhëruar ndalimin e tyre për 48 orë. Pas përfundimit të kësaj mase, ata pritet të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, ku do të përballen me kallëzimin penal.






