17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arrestohen në Gjermani 2 Shqiptarë të kërkuar për kanosje dhe plagosje

Interpol Tirana, në bashkëpunim me partnerët e tyre në Gjermani, kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të këtyre strukturave, të arrestuarit janë Fabio Ballabani, lindur në Vlorë, dhe Erland Krasniqi, i lindur në Kavajë.

Fabio Ballabani, i njohur edhe me emrin Fabio Zyberaj, është akuzuar për kanosje me armë zjarri ndaj bashkëshortit të një gjyqtareje në vitin 2019. Ky akt ka ndodhur në kontekstin e një gjyqi që zhvillohej kundër grupit të Emiljano Shullazit.

Ndërsa Erland Krasniqi është i akuzuar për plagosje me armë zjarri ndaj shtetasit Renato Bajraktari pas një konflikti për motive të dobëta.

Tani, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Wiesbaden në Gjermani për të organizuar ekstradimin e këtyre dy personave drejt Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...