25 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Arrestohen nga policia e Tiranës dy persona të dënuar me vendim gjykate

Dy persona të dënuar me vendim gjykate, janë arrestuar nga policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit.

Specialistët për Hetimin e Krimit Financiar dhe Ekonomik ndaluan Arben Kacos, 52 vjeç, ( i kapur nga sherbimet e Policisë Kavajë) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Në pranga ra edhe Mario Prenga, 25 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Ndërkaq shtetasi M. Q., 43 vjeç u arrestua pas denoncimit të bashkëshortes së tij, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Ndërsa I. H., 17 vjeç dhe E. L., 19 vjeç u arrestuan nga policia, pasi në Yrshek, për motive të dobëta, kanë goditur me një mjet prerës shtetasin e mitur me iniciale A. Ç., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

Një 23 vjeçar, me inicialet J. N., gjatë natës në Astir, ka vjedhur mjetin tip “Toyota” dhe më pas e ka shitur për skrap.

I riu me inicialet D. Gj., 28 vjeç, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjithashtu ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...