9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Arrestohen të rinjtë në Dibër për shantazhimin e adoleshentes me foto dhe video

Policia e Dibrës ka arrestuar një çift të rinjsh dhe një 17-vjeçare për shantazhimin e një adoleshenteje tjetër 17-vjeçare me foto dhe video personale në rrjetet sociale. Sipas njoftimit të policisë, adoleshentja shantazhohej që t’u jepte para, në mënyrë që ata të mos i publikonin materialet intime.

Operacioni i koduar “Blackmail” u finalizua nga Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat. Gjatë hetimeve, u dokumentua ligjërisht aktiviteti kriminal i të arrestuarve, të cilët krijonin profile në rrjetin social “Instagram” dhe shantazhonin 17-vjeçaren, duke i kërkuar vlera monetare për të mos publikuar fotot dhe videot e saj intime.

Policia arrestoi shtetasit I.M., 23 vjeç, S.M., 24 vjeç (burrë dhe grua) dhe një 17-vjeçare, e cila ka lidhje familjare me I.M. Të gjithë ata banojnë në fshatin Komsi, Mat. Gjatë operacionit, u sekuestruan 15.000 lekë si dhe katër celularë, të cilat shërbyen si prova materiale.

Materialet e çështjes i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident I katërfishtë në Qafë-Plloçë,fatmirësisht pa persona të lënduar

0
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Qafë-Plloçë, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një fugon transporti udhëtarësh. Sipas...

Rogerti shpallet lider i ri i “Big Brother VIP 5”

0
Në një zhvillim të rëndësishëm brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, banorët kanë zgjedhur sot liderin e ri të shtëpisë, një moment që...

Evi Kokalari sfidon Sali Berishën: Nga 10 milionë dollarë për lobistë në SHBA te...

0
Evi Kokalari ka shpallur kandidaturën e saj për të garuar në zgjedhjet e 23 majit për kreun e Partisë Demokratike, duke vendosur përballë Sali...

Ervin Salianji kritikon deformimin e thellë të sistemit politik në Shqipëri: “Pa respekt për...

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi sot një takim me intelektualë në Tiranë, ku u diskutuan zhvillimet politike dhe shoqërore në vend. Ai...

“Në gjendje të mjerueshme” – 5-vjeçari përfundon në spital, prindërit në paraburgim për keqtrajtim

0
Një rast i rëndë i dyshuar i keqtrajtimit të fëmijëve ka tronditur opinionin publik në Prishtinë, ku një fëmijë 5-vjeçar është pranuar për trajtim...