26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ervin Salianji kritikon deformimin e thellë të sistemit politik në Shqipëri: “Pa respekt për rregulla, nuk ka demokraci”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi sot një takim me intelektualë në Tiranë, ku u diskutuan zhvillimet politike dhe shoqërore në vend. Ai e cilësoi këtë takim si një iniciativë të munguar prej kohësh, duke theksuar se shumica e aktiviteteve të organizuara nga partitë politike në Shqipëri kanë karakter elektoral dhe jo fokus tek çështjet reale që shqetësojnë qytetarët.

“Ky takim duket si një ngjarje e bukur dhe e munguar prej kohësh në Shqipërinë tonë, ku vetëm politika organizon takime për interesa elektorale dhe jo për të diskutuar mbi çështje që shqetësojnë shoqërinë,” u shpreh Salianji gjatë fjalës së tij.

Ai ngriti shqetësimin mbi deformimin e thellë të sistemit politik, duke theksuar se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi të gjithë klasën politike. Sipas tij, kjo ka sjellë institucione të dobësuara dhe vendimmarrje që nuk shërbejnë interesave të qytetarëve, por grupeve të caktuara.

“Shqipëria prej kohësh ka një deformim të thellë të sistemit politik dhe përgjegjës është e gjithë klasa politike. Kjo solli institucione të dobësuara dhe vendimmarrje që nuk i shërben interesave të qytetarëve. Gjithçka bëhet për interesa të klaneve të caktuara,” u shpreh ai.

Salianji kritikoi gjithashtu mungesën e respektimit të rregullave nga partitë politike, duke paralajmëruar se kjo rrezikon funksionimin e vetë demokracisë. Ai theksoi se akti i dorëheqjes, që dikur konsiderohej një shprehje e përgjegjësisë politike, sot është zhdukur nga skena politike shqiptare.

“Pa parti që u nënshtrohen rregullave nuk kemi më demokraci. Sot nuk hiqet as dorëheqja si akt sublim. Politika duket sikur ka qëllim jo pjesëmarrjen e intelektualëve dhe qytetarëve, por dekurajimin për të mos marrë pjesë në procese. Duket sikur debati real mbi ekonominë ose administratën publike nuk ekziston. Duket sikur zërat që reagojnë janë të çuditshëm, kur duhet të ishte e kundërta,” përfundoi ish-deputeti.

Takimi u konsiderua si një hap i vogël drejt rikthimit të debatit publik mbi çështjet reale të vendit dhe rolin e qytetarëve dhe intelektualëve në vendimmarrje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...