8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Arrestohet 20-vjeçari Italian pas përplasjes fatale me Jet-Ski në Velipojë

**
Policia ka arrestuar 20-vjeçarin italian, Salvadore Di Tella, pas një përplasjeje fatale me Jet-Ski që rezultoi në vdekjen e 19-vjeçarit Nicola Loro. Ngjarja e rëndë ndodhi në Velipojë, ku të rinjtë ishin duke kryer manovra të rrezikshme në ujë.

Përplasja, e cila ka qenë e fortë, shkaktoi plagë të rënda për Nicola Loro, i cili humbi jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës pas ndihmës mjekësore. Incidenti ndodhi rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë në plazhin e Velipojës.

Në vijim të hetimeve nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë Salvadore Di Tella, 20 vjeç, banues në Napoli, Itali. Ai është vëllai i të fejuarës së viktimës, Nicola Loro.

Materialet janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, dhe ndaj tij është ngritur akuzë për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”. Hetimet për këtë rast janë në vazhdim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...