9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Arrestohet 20-vjeçari që përdorte uniformën e Policisë së Shtetit në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili dilte në rrugë duke u prezantuar si efektiv policie dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për E. B., banues në Kamëz, i cili gjatë një kontrolli në bulevardin “Nënë Tereza” u kap në automjetin e tij tip “Mercedes-Benz” i veshur me uniformë dhe stema të ngjashme me ato të Policisë. Verifikimet konfirmuan se ai nuk ishte punonjës policie.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, efektivët sekuestruan:
• 1 armë sportive e llojit pistoletë me dy krehra
• 4 dokumente identifikimi me emra dhe foto të dyshuara të falsifikuara
• 1 uniformë policie, 16 stema dhe grada policore
• 3 kapele me shenja të ngjashme me uniformën e Policisë

Policia njofton se po vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rastit dhe për verifikimin nëse 20-vjeçari mund të ketë qenë i përfshirë në veprimtari të tjera të paligjshme që lidhen me përdorimin e pajisjeve dhe uniformave policore për përfitime.

Në përfundim të veprimeve të para, E. B. u arrestua në flagrancë dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ky rast vjen në kuadër të kontrolleve të patrullës së Komisariatit Nr. 5 për goditjen e paligjshmërisë në çdo fushë që shfaqet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...