8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Arrestohet 23-vjeçari në Sarandë pas aksidentit që lëndoi një 7-vjeçare

Një 23-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Sarandë, pasi ditën e djeshme ishte përfshirë në një aksident në të cilin mbeti e lënduar një vajzë 7-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sarandë-Skërficë”, dhe e mitura është dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.

Sipas njoftimit të Policisë, 23-vjeçari, i cili është banues në Pukë, po drejtonte një automjet të markës “Audi”. Ai dyshohet se ka humbur kontrollin mbi makinën e tij dhe është përplasur me një automjet tjetër, tip “Citroen”, i drejtuar nga një 37-vjeçar banues në Dibër. Si pasojë e aksidentit, pasagjerja në automjetin “Citroen”, shtetasja e mitur 7-vjeçare, ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm.

Policia ka arrestuar 23-vjeçarin dhe po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...