9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Arrestohet 26-vjeçari që tentoi të mashtrojë një biznesmen për 20 mijë euro

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar, Shkëlqim Saraçi, i cili tentoi t’i merrte një biznesmeni 20 mijë euro, duke u prezantuar si zyrtar i lartë. Operacioni, i koduar “Apps”, përfundoi me sukses, duke u zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe duke bashkëpunuar me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Gjatë arrestimit, policia sekuestroi 20 mijë euro, tre celularë dhe një automjet. Saraçi u kap në flagrancë në momentin kur po merrte paratë nga administratori i një subjekti privat, pas mashtrimeve në aplikacione të ndryshme.

Në kuadër të hetimeve, është identifikuar dhe shpallur në kërkim organizatori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi L. D., i cili aktualisht dyshohet se është jashtë vendit. Autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Materialet procedurale do t’i kalohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme në lidhje me akuzat për “Mashtrimin” me pasoja të rënda dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Korçë–Maliq, humb jetën punonjësi i policisë së burgjeve Krenar Çekiçi

0
Një aksident rrugor i rëndë ndodhi në aksin Korçë–Maliq, pranë fshatit Lumalas, ku u përplasën dy mjete. Sipas raportimeve, disa persona mbetën të lënduar,...

Athinë/Fëmija 3-vjeçar shpëton pasi gëlltiti një brisk rroje

0
Një ngjarje e pazakontë tronditi Athinën, kur një fëmijë 3-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital pediatrik pas gëlltitjes së një brisku rroje. Menjëherë...

BE-ja paralajmëron Iranin pas sulmeve ndaj infrastrukturës dhe ekzekutimit të qytetarit evropian

0
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaia Kallas, kontaktoi ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, për t’i përcjellë shqetësimet e forta të Brukselit. Ajo...

Sekuestrohen 2.5 kg kokainë në Itali, arrestohen një shqiptar dhe një pakistanez

0
Një operacion i autoriteteve italiane ka përfunduar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për...

Këlliçi nga Brukseli: “Qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin kritik ‘Balluku’”

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur shqetësime të forta lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke e vlerësuar qeverinë aktuale...