27.3 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Këlliçi nga Brukseli: “Qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin kritik ‘Balluku’”

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur shqetësime të forta lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke e vlerësuar qeverinë aktuale të kryeministrit Edi Rama si të paaftë në garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Në një reagim nga selia qendrore e Partisë Popullore Europiane (EPP) në Bruksel, Këlliçi tha se Shqipëria prin ndër vendet anëtare për problemet në proceset elektorale:

“Shqipëria prin mes çdo vendi anëtar përsa i përket problemeve me zgjedhjet e lira e të ndershme, pasi tashmë prej një dekade organizon ‘procese votimi’ dhe qershia mbi tortë mbetet farsa elektorale e zhvilluar më 11 Maj të 2025.”

Këlliçi theksoi se shkëmbimi i përvojave me kolegët europianë forcon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe është ky çelësi për të përballuar sfidat e përbashkëta dhe për të avancuar drejt një Europe më të fortë e të bashkuar.

Duke kritikuar qeverinë shqiptare, deputeti shtoi:

“Sa për Edi Ramën dhe bandën e tij në qeveri, tashmë çdo shqiptar apo ndërkombëtar është i qartë se më shumë vlerë ka mbrojtja e të korruptuarve dhe krimit të organizuar, sesa rrugëtimi Europian i Shqipërisë. Qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin kritik ‘Balluku’!”

Reagimi i Këlliçit vjen ndërkohë që Shqipëria po përballet me shqetësime të rënda për standardet e zgjedhjeve dhe proceset demokratike, që sipas tij, pengojnë avancimin drejt anëtarësimit në BE.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...