27.3 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Sekuestrohen 2.5 kg kokainë në Itali, arrestohen një shqiptar dhe një pakistanez

Një operacion i autoriteteve italiane ka përfunduar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për trafik droge, mes tyre një shtetas shqiptar dhe një pakistanez.

Sipas mediave italiane, karabinierët në Forlì kishin vëzhguar prej kohësh një 31-vjeçar pakistanez për lëvizje dhe kontakte të dyshimta në trafikun e drogës. Hetimet çuan në identifikimin e një 50-vjeçari shqiptar, i njohur për aktivitet të mëparshëm kriminal përgjatë aksit Forlì–Ravenna.

Operacioni final u zhvillua pranë daljes së autostradës në Orte, në provincën e Viterbos, ku dy të dyshuarit u ndaluan në rrugën E45 drejt Romagna-s.

Gjatë kontrollit të automjetit, autoritetet sekuestruan:
• Rreth 2.5 kilogramë kokainë të pastër, me vlerë disa qindra mijë euro,
• 4 mijë euro cash, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Hetuesit bëjnë me dije se dy të arrestuarit dyshohet të menaxhonin një rrjet shpërndarjeje droge mes zonave të Forlì dhe Ravenna, ndërsa hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...