26.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Arrestohet 27-vjeçari holandez pasi dinjaluzohet policia për konflikt, i gjendet kokainë me vete

Një 27-vjeçar holandez është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me kokainë me vete. Pas sinjalizimit rë një konflikti në rrugën “Abdi Toptani”, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është bërë shoqërimi i Kevin Ron De Baat 27-vjeç.

Gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën “Abdi Toptani”. Pasi kanë shkuar në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasin hollandez K. B.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. B. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT