8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Arrestohet 29-vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie intime me një 12-vjeçare

Një 12-vjeçare dyshohet se prej kohësh është abuzuar seksualisht nga një 29-vjeçar.
Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Sipas policisë, vajza e mitur në prezencë të psikologëve dhe prindërve, ka deklaruar se me 29-vjeçarin kishin lidhje intime prej 2 vitesh.

Ndërkohë policia ka ndalur 29-vjeçarin, i cili dyshohet se ka kryer aktin.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

B., 26 vjeç, banues në fshatin Radokal i Poshtëm, Pogradec, pasi dyshohet se më datë 04.01.2024, ky shtetas pas një konflikti verbal për motive të dobëta, me një 54-vjeçar, i ka shkuar në banesë këtij të fundit, ku i ka dëmtuar gomat e automjetit dhe e ka goditur me grushte e sende të forta;

S.T., 23 vjeç, banues në fshatin Trebinjë, Pogradec, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjet një armë gjahu me municion, pa lejen përkatëse, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Ersekë, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për shtetasin M. M., 24 vjeç, banues në fshatin Moglicë, Maliq, pasi në fshat, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë, një 33-vjeçar.

-Më datë 05.01.2024, ka telefonuar në Polici shtetasi A. A., 41 vjeç, banues në Bilisht, i cili ka kallëzuar se në brendësi të automjetit të tij, ka konstatuar tre granata dore defensive pa ndezës dhe një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga ana e Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...