33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Arrestohet 48-vjeçari në Cërrik, aksidentoi 83-vjeçarin dhe e hodhi në kanal

Policia e Elbasanit ka zbardhur një aksident me vdekje të ndodhur në datën 11 Janar në Elbasan, ku një 83-vjeçar u gjet i vdekur në kanal.

Policia ka arrestuar shtetasin Avni Hysa, i cili dyshohet se pasi e ka aksidentuar me mjetin e tij të moshuarin Alush Sinkolla e ka hedhur atë në kanal.

Njoftimi i policisë:

Aksidentoi me automjet 83 vjeçarin me pasojë vdekjen dhe më pas për të fshehur ngjarjen e hodhi në kanal dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas 10 ditësh punë intensive hetimore të kryer nga Policia, zbardhet ngjarja, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i automjetit.

Policia gjen dhe sekuestron dhe mjetin me të cilin ky shtetas aksidentoi 83 vjeçarin nga Cërriku.

Pas ngjarjes së ndodhur më datë 11 janar në segmentin rrugor fshati Thane – Elbasan ku një 83 vjeçar u gjetë i pajetë në kanal, Strukturat e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan, kanë kryer një sërë veprimesh hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i punës profesionale dhe hetimore të pandërprerë dhe kontrollit të zonës në perimetër të gjerë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe shoqërimi i drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje.

Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip Audi që ky shtetas dispononte me të cilin shkaktoi aksidentin me pasojë jetën 83 vjeçarit.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. H., 48 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Elbasan, i cili dyshohet se ka goditur me mjetin e tij tip “Audi”, dhe ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës, pasi ka hequr nga vendi i ngjarjes shtetasin e aksidentuar A. Sh., 83 vjeç, banuese në Cërrik dhe e ka hedhur në një kanal me qëllim fshehjen e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...