9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë, dyshohet tentativë vetëvrasjeje

Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Ai u kap në një zonë të braktisur pranë Matelica (Macerata), i shtrirë përtokë dhe në gjendje të rëndë fizike.

Karabinierët kanë konfirmuar se Muslija ka pësuar plagë të rënda, duke ngritur dyshimet se ka tentuar t’i japë fund jetës. Rreth orës 16:30, një gjuetar që po kalonte pranë zonës e pa të gjakosur dhe i dha ndihmën e parë, përpara se të sinjalizonte autoritetet. Ambulanca mbërriti menjëherë dhe e transportoi 50-vjeçarin në spital.

Automjeti i tij, një Smart i bardhë, i shpallur në kërkim pas ngjarjes, u gjet i braktisur jo larg vendit ku ai u zbulua.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 dhjetor në Pianello Vallesina di Monte Roberto (Ancona), ku gruaja u gjet e pajetë në shtratin e saj, me plagë të rënda në kokë dhe gjoks. Hetuesit kanë sekuestruar edhe një tub hekuri, i cili dyshohet se është arma e krimit, pasi në të janë gjetur gjurmë gjaku. Analizat laboratorike pritet të përcaktojnë saktësisht rolin e tij në ngjarje.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht motivin dhe dinamikën e krimit makabër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...