22.6 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Arrestohet bosi i kompanisë “Airport Taxi” në Rinas, për ndihmonte klandestinë për kalim të paligjshëm kufiri

Dashamir Kullaj, bosi i kompanisë së taksive “Airport Taxi” në Rinas dhe i firmës “Theatri Inn Tirana”, është arrestuar nën akuzën e “Ndihmës së paligjshme të kufirit” të kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, Kullaj ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka koordinuar aktivitete të paligjshme kalimi kufitar. Ky grup, sipas hetimeve, është udhëhequr nga siriani Muhammed Alfahel, Ahmet Kensoëa dhe shqiptari Klaudio Mano.

Ky arrestim vjen pas një hetimi të thelluar që ka zbuluar se Kullaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë ndihmuar në kalimin e paligjshëm të individëve përmes kufijve, duke përfituar nga aktivitete të paligjshme që lidheshin me trafikimin e personave. Prokuroria ka njoftuar se hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të paligjshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...